Bible

Focus

On Your Ministry and Not Your Media

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

1 Corinthians 3

:
Albanian - ALTMK27
1 Edhe unë, vëllazër, nukë munda u kuvëndojë juvet si njerëzet Shpirtit, po u kuvëndova si njerëzet kurmit, u kuvëndova posi foshnjëvet mbë Krishtinë.
2 U ushqeva juvet me qumështë, e jo me gjellë, sepse s’jeshëtë dhe zotë për gjellë. Edhe as ndashti s’jini.
3 Sepse edhe po mishtë jini, sepse kur është ndër juvet zili, e qartë, e përçquarë, nukë jini mishtë, e nuk’ ecëni njerëzisht.
4 Sepse kur thotë një: Unë jam i Pavllosë; e tjatëri: Unë jam i Apolloit, nukë jini mishtë?
5 Cili është Pavllua, e cili ësht’ Apolloi? Jo jetërë po shërbëtorë me anë ture besuatë juvet, e sikundrë dha Zoti mbë cilinëdo.
6 Unë fitepsa, Apolloi potisi, ma Perndia i rriti.
7 Kaqë as ai fiteps, as ai potis s’janë kafshë, po Perndia i rriti.
8 Ai fiteps edhe ai potis një janë; ma cilido, do marrë pagën’ e tij sikundrë punoi.
9 Sepse navet jemi punëtorë Perndisë, bashkë me të. Juvet jini arë e Perndisë, shtëpi e Perndisë.
10 Sikundr’ është dhurëtia e Perndisë m’është dhënë mua, unë shtiva bina si një sofo arhitekto, një tjatër pa ktis mbi të. Po cilido le vështrojë mirë çfarë lloi ktis mbi të.
11 Sepse tjatër bina nukë mund vërë ndonjë përveçe asaj është shtirë, ajo bina është Iisu Hristoi.
12 E ndë qoftë ktisjë ndonjë mbi këtë bina, ar, ergjënd, gurë paçmuara, dru, bar, kallame.
13 Puna e gjithëkujt do çfaqetë, sepse dita e Zotit do ta dëftojë, sepse do zbulonetë me anë zjarit. E zjari do dëftojë punën’ e gjithëkujt ç’lloi është.
14 Kujt t’i mbetetë puna ka bërë gjithëkush, do marrë pagë.
15 E cilitdo t’i digjetë puna, do dëmëtonetë, po ai do shpëtojë, ma kështu si ndëpërmes zjarit.
16 Nuk’ e diji jini Nao i Perndisë, e Shpirti i Perndisë rri brënda mbë juvet?
17 Cilido prish Qishën’ e Perndisë, atë do ta prishjë Perndia, sepse Qisha e Perndisë, jini juvet, është Shënjte.
18 Mos gënjejë gjithëkush vetëhen’ e tij. Nd’është ndonjë mban vetëhen’ e tij sikur ësht’ i digjuarë nga jush ndë këtë jetë, le bënetë i marrë, jetë i dijturë.
19 Sepse dijturit’ e kësaj jetet, është marrëzi ndaje Perndisë, sepse është shkruarë: Unë do dijturitë ndë dinakëri ture.
20 E përsëri: Zoti njeh fiqiret’ dijturet, janë pavëjiera.
21 Ndonjë adha le mos mburretë mbë njerëz, sepse gjithë punëtë janë tuajtë.
22 Kaqë Pavllua, kaqë Apolloi, kaqë Qifai, kaqë bota, kaqë jeta, kaqë vdekëja, kaqë ato janë sot, kaqë ato do vijënë, gjithë tuajtë janë.
23 E juvet, Krishtit, e Krishti i Perndisë.